aks-650x358-1

Bora e parë shkakton mbi 40 aksidente në rajonin e Prishtinës

Pas reshjeve të mbrëmshme të borës edhe aksidentet në trafik janë shtuar.

Periskopi.com Lajme

Vetëm në rajonin e Prishtinës, deri më tani janë shkaktuar mbi 40 aksidente, nga të reshurat e borës me dëme materiale, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Rruga B është një njëra nga rrugët të cilat ka pasur më së shumti vështirësi, ndërsa të gjitha rrugët tjera janë të kalueshme ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, ka thënë për Insajderin se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 24 aksidente tjera  në të gjithë territorin e Kosovës, ku gjashtë prej tyre janë me lëndime.