KUVENDI

“Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”

Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë organizon tryezen e rrumbullakët me temë “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”

Periskopi.com Lajme

Tryeza e Rrumbullakët organizohet me mbështetjen dhe bashkëpunimin me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë.

Synimi i kësaj tyeze është të diskutojë gjendjen e krijuar institucionale dhe ndër-etnike pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit serb për bojkotimin e institucioneve qendrore.

Në veçanti të diskutohet pikëpamja e serbëve të Kosovës në këtë situatë.

Moderimin e Tryezës do ta bëjë Burim Ramadani nga SPRC-ja, ndërsa fjalën përshëndetëse do ta ketë znj. Besa Luzha nga FES.

SPRC është organizatë e pavarur kërkimore për politika të sigurisë dhe synon të analizojë funksionimin e politikave të qarta dhe të duhura për të ndërtuar sigurinë e përbashkët në Kosovë dhe në rajon.