blushi

Blushi thotë se partia e Edi Ramës po bën pazare, pasi s’i ka votat për ligjin e plehrave  

Ben Blushi thotë se Partia Socialiste nuk i ka 71 votat për të miratuar ligjin për importin e plehrave.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, PS po bën pazare me disa deputetë për të siguruar votat, pasi LSI nuk do ta votojë ligjin.

Themeluesi i partisë LIBRA sqaron se kjo është arsyeja përse dekreti i Presidentit të Republikës që e rrëzoi ligjin nuk do të jetë as këtë të enjte në parlament.

Deklarata e Blushit

Dekreti i Presidentit që rrëzon ligjin e importit të mbetjeve nuk vjen as nesër në parlament sic ishte parashikuar. Rilindja dhe LSI duan ta shtyjnë sepse nuk kanë votat. Po negociojnë disa vende pune derisa të bëhen 71 në Kuvend. Ju kisha thënë miqve ambjentalistë të mos kenë shpresë tek ata që premtuan se do ta rrëzojnë ligjin. Çfarë partie! Kanë shumë frikë ta votojnë, kanë po aq frikë ta rrëzojnë. Rilindja ka frikë nga kazanët, LSI ka frikë nga Rilindja. Në fakt kanë frikë nga e njëjta gjë. Megjithatë edhe kaq është një fitore e vogël: ligj per importin e mbetjeve nuk ka! Ose më saktë importi i mbetjeve lejohet, pa ligj, vetëm në një pjesë të territorit të vendit: në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë!