ben-blushi-1

Blushi: Rama me Merkelin, si një nxënës i paaftë që u kap me kopje në provim

Themeluesi i LIBRA-s dhe deputeti Ben Blushi, ish-anëtar i PS-së, ka komentuar konferencën e kryeministri Edi Rama me kancelaren Angela Merkel.

Periskopi.com Lajme

Themeluesi i LIBRA-s dhe deputeti Ben Blushi, ish-anëtar i PS-së, ka komentuar konferencën e kryeministri Edi Rama me kancelaren Angela

Me një koment të shkurtër në profilin e tij në Facebook, Blushi e cilëson Ramën si një nxënës i keq, që nuk i ka bërë detyrat dhe që është kapur me kopje në provimin përfundimtar.

Ja çfarë shkruan Ben Blushi në profilin e tij në Facebook:

“500 vjet rrugë dhe nuk arrijmë dot.

Nuk kam parë dhe ndoshta nuk do shoh më një Kryeministër më te mërzitur në Ditën e Pavarësisë së vendit të vet.

Me sa duket pesha e kriminalizimit të politikës, kanabizimit masiv, mungesës së reformave të qëndrueshme dhe dyshimi tek zgjedhjet e ardhshme po e vështirësojnë ëndrrën europiane të Shqipërisë.

Kancelarja e Gjermanisë ishte e qartë, Kryeministri i Shqipërisë nxinte. Dukej si një nxënës i paaftë që s’ka bërë detyrat dhe është kapur me kopje në provim.

Ka ardhur koha të mbajë përgjegjësi që për tre vjet kërkoi të na çojë në Europë jo me punë, por me barcaleta bajate!

Sa e hidhur kur ndodh në 28 nëntor! Kemi 500 vjet që jemi nisur dhe s’po arrijmë dot!”