bistrica

Bistrica bëhet me urë të re

KFOR-i më 2 dhjetor do të organizojë ceremoninë e hapjes së urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe komunës së Leposaviqit.

Periskopi.com Lajme

 

Kjo urë, sipas njoftimit, ka për qëllim të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.

Ngjarja e udhëhequr nga komandanti i KFOR-it dhe në praninë e mysafirëve do të mbahet më 2 dhjetor, në ora 13:00, në mes të Zveçanit dhe Leposaviqit, përkatësisht në urën e re të lumit Bistricë.