Benefitet e vajit esencial të livandos

Periskopi.com Shëndeti

Livando është përdorur që në kohët më të lashta për kurim.

Ajo është një bimë shumëvjeçare lulet e saj janë jashtëzakonisht aromatike, me ngjyrë në vjollcë.

Esenca e vajit të livandos ka një aromë qetësues që e bën atë një rregullues te shkëlqyer për nervat dhe çështjet e ankthit. Për këtë arsye, ajo është e dobishme në trajtimin e Migrenës, dhimbjes së kokës, depresionet, stresit emocional etj.

Esenca e vajit të livandos është një nga vajrat më të dobishme në trajtimin e akneve, e cila është një problem qe prek kryesisht të rinjtë, si ata që janë në fazën e pubertetit, por gjithashtu mund të preki dhe të rriturit. Vajin esencial mund ta përdorim duke e aplikuar direkt ne fytyrë me ndihmën e një copëze pambuku.  Gjithashtu është përdorur edhe në bërjen e parfumeve në aroma terapi, në kremra, losione e sapunë etj.