20161125092637357646

Belgjika premton mbështetje për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Ministrja Dhurata Hoxha, ka qëndruar në Belgjikë, me ftesë të homologut të saj, z. Koen Geens, ministër i Drejtësisë së Belgjikës.

Periskopi.com Lajme

Gjatë takimit me homologun e saj belg, ministrja Hoxha njoftoi ministrin Geens për prioritetet në të cilat është fokusuar Ministria e Drejtësisë, siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit, rishikimin e legjislacionit si dhe reformat në gjyqësor, me qellim të fuqizimit të sundimit të ligjit.

Ministri Geens vlerësoi lart punën që po bën Ministria e Drejtësisë në Kosovë, për të reformuar dhe fuqizuar sektorin e sundimit të ligjit dhe premtoi mbështetjen e Ministrisë që drejton, për reformat që po bën Ministria e Drejtësisë së Republikës se Kosovës.

Gjatë kësaj vizite ministrja Hoxha ka nënshkruar instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes së transferimit të të burgosurve me Belgjikën.