Bëjeni këtë që të kënaqeni plotësisht në seks

Ka shumë faktorë të cilët mund të ndikojnë në jetën seksuale – mosha, shëndeti, jetesa, dhe e fundit, por më e rëndësishmja, ajo se si ndjeheni në marrëdhënie.

Periskopi.com +18

Edhe pse ka shumë shtesa që mund ta rrisin epshin tuaj, ju duhet ta dini se çfarë ju duhet në të vërtetë.

Studime të shumta zbulojnë se mungesa e hekurit mund të ketë një ndikim të keq në epshin tuaj, duke përfshirë mundësinë për të arritur orgazmë. Lajmi vijon më poshtë ↓

Një studim konfirmoi se gratë të cilat morën hekur për të mbushur mungesën, kishin një përmirësim të mahnitshëm në jetën e tyre seksuale.

Ushqimet e pasura me hekur, si mishi i kuq, ushqimet e detit, fasulet, dhe perimet si spinaqi ju ndihmojnë që të plotësoni mungesën e hekurit.

Ushqimet e tjera të cilat mund të përmirësojnë jetën tuaj seksuale janë edhe djathi, qumështi, vezët, bananet, pjeshkat, arrat, lajthiat dhe kikirikët.

Në fakt, të gjitha këto rrisin nivelin e dopaminës, një substancë përgjegjëse për rritjen e dëshirës seksuale.

Për më shumë, çokollata e zezë rritë nivelin e serotoninit, apo hormonit të lumturisë, duke çuar në një epsh më të fortë.