Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, ndërton 2 fabrika në Drenas!

Në fshatin Krajkovë të Komunës së Drenasit, sot do të vihen gurthemelet e ndërtimit të dy fabrikave.

Periskopi.com Lajme

Është lideri i Alenacës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ai i cili do të investojë në ndërtimin e tyre, shkruan GazetaBlic.com

 Ndërtimin e dy fabrikave e ka paralajmëruar ditë më parë edhe kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi.

Sipas këtij kandidati për kryetar të Drenasit, në këto dy fabrika do të punësohen rreth 320 punëtorë.

Thaçi, theksoi se në Krajkovë do të ndërtohen fabrika moderne.

“Në Krajkovë do të ndërtohet Fabrika më moderne për prodhimin e këpurdhave si dhe Fabrika po ashtu më moderne për mbledhjen, trajtimin dhe paketimin e frutave të malit”, ka thënë ai.

“Vënia e gurthemelit të Fabrikave në Krajkovë do të bëhet në orën 13:00“, thuhet në një njoftim për media, të dërguar nga AKR-ja.

Ndryshe, ky është investimi i parë i kësaj partie në këtë komunë.