Bëhet e ditur data e duelit Joshua – Parker (Foto)

Periskopi.com Sporti

Dueli mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parker do të zhvillohet gjatë muajit mars.

 

Mediat e huaja raportojnë se gjithçka është zyrtare sa i përket meçit Joshua – Parker, transmeton IndeksOnline.

 

28-vjeçari nga Britania do të ndeshet me 26-vjeçarin nga Zelanda e Re në stadiumin e Cardifit më 31 mars.

 

Parker ka të zhvilluar 24 luftra, ku ka arritur 24 fitore, 18 me nokaut. Kurse kampioni i botës, deri tani ka 20 luftra të gjitha fitore me “KO”./Periskopi/