bedri-nika_223238-780x439

Bedri Nika: Drenasi më nuk është bastion i PDK-së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Drenasit, Bedri Nika ka thënë se qytetarët e Drenasit kërkojnë ndryshime dhe se me LDK-në do të ndodhin këto ndryshime.

Periskopi.com Lajme

“Aty ku preket interesi i qytetarëve, LDK nuk do të jetë aty”, ka thënë Nika në Tribuna Channel.

Ai shtoi se LDK e ka një mbështetje të fuqishme te qytetarët e Drenasit.

“Drenasit i duhet LDK për ta kthyer ligjshmërinë, për të ndryshuar shëndetsinë dhe per t’i rikthyer investitorët”, ka thënë Nika.

“Drenasi ka qenë bastion i PDK-së, por më nuk është “, ka thënë Nika në emisionin “Politikë”, ku është  biseduar për zgjedhjet në Drenas.

Ai ka thënë se të gjithë kandidatët e tjerë kanë qenë anëtarë të PDK-së dhe qytetarët e Drenasit e dinë që këta janë bashkëfajtor për gjendjen në Drenas./Tribuna Channel/