fjale

BBC shkruan për autoret e fjalimeve të presidentit Obama dhe presidentes Jahjaga

Dy femra që kanë hyrë në kokën e Presidentëve të tyre, e puna e tyre e fuqishme bëri që ata të pëlqehen edhe nga populli.

Periskopi.com Lajme

Sarada Peri është asistente e fjalimeve më të mëdha që janë bërë nga Presidenti Barack Obama.

Peri thotë se një fjalim i shkruar mirë është si një fantazmë, dhe se puna e saj bënë që ajo të mos largohet kurrë nga mendja e Presidentit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Për të qëllimi nuk është të tregojë atë që presidenti duhet ta thotë, por që të tjerët të kuptojnë mënyrën se si ai mendon.

Më pas, krejt kjo shfaqet në telepromter, e kjo më pas në brenda pak sekondave shfaqet në twitter anembanë botës.

Kur Atifete Jahjaga, presidentja e parë femër në Kosovë hyri në zyrat e saja në vitin 2011, ishte Garentina Kraja, ajo që i shkruante fjalimet e saj si dhe ekspertizën e saj të politikës.

Garentina së bashku me Jahjagën kanë shkruar një fjalim të mirë dhe të gjatë për Gratë e Dhunuara gjatë luftës në Kosovë, që mendonin se po injorohej dhe po harrohej përgjatë viteve.

Ajo ndihmoi shumë të ndryshonte debati kombëtar mbi këtë çështje, madje Garentina beson në fuqinë e fjalëve që ajo shkruan për të bindur popullin.

Garentina ka këshilluar presidenten gjithashtu për një portofol të madh të politikës së jashtme dhe çështjet e sigurisë kombëtare, duke përfshirë luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe gjithashtu politikën e brendshme. /Lajmi.net/