bayern

Bayern Munchen rigjenë rrugën e fitores, mposhtë Leverkusenin

Pas dy humbjeve me radhë në të gjitha garat, Bayern Munichu i është kthyer fitoreve, duke mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat 2 me 1.

Periskopi.com Sporti

Kampioni gjerman nisi mirë takimin kur Thiago Alcantara realizoi në minutën e 30 për 1 me 0, derisa turku Hakan Calhanoglu barazoi pesë minuta më vonë.

Mbrojtësi Hummels realizoi në minutën e 56 për rezultatin përfundimtar 2 me 1 në këtë takim.

Bayerni me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë me 27 pikë, tri më pak se Leipzigi në pozitën e parë.