ney

Barcelona nuk lejon befasi, fiton me rezultat të pastër ndaj Celtic (Video)

Barcelona nuk lejuar ndonjë befasi të ndodhë, pasi që ka fituar me rezultat 0-2 ndaj Celtic në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Barcelona që nga minuta e parë kontrolloi ndeshjen duke mos i lejuar skuadrës vendase të shpresojë në ndonjë mrekulli.

Goli i parë erdhi nga Lionel Messi në minutën e 24 pas një asistimi të bukur nga Neymar.

mesd
Lionel Messi

Luis Suarez kishte një rast të mirë për gol në minutën e 41-të, por nuk arriti të shënon dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Argjentinasi shënoi edhe një herë në minutën e 55-të, por këtë herë nga pika e bardhë dhe deri në fund më nuk kishte gola.

celticfcvfcbarcelonauefachampionsleaguev3zvsledjsgx
Messi duke festuar golin e dytë të tij personal

Katalunasit me këtë fitore siguron pozitën e parë me 12 pikë, e përcjellur nga Manchester City me 8 pikë. Kurse dy skuadrat tjera në Grupin C janë Borussia Monchengladbach me pesë pikë dhe Celtic në fund me dy pikë nga pesë ndeshje.

/Periskopi.com/