barcelona-kryesore-e1482096241513-780x439

Barcelona mposht Bilbaon dhe kualifikohet në çerekfinale (Video)

Barcelona ka përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Athletic Bilbaos, për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë.

Periskopi.com Sporti

Fitorja 3 me 1 sot i mjaftoi katalonasve për të kaluar tutje duke përmbysur rezultatin 2 me 1 të takimit të parë.

Treshja MSN shënoi golat për fitoren e rëndësishme të Barçës.

I pari realizoi Luis Suarez në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë Neymar dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të, ndërsa tre minuta më vonë rezultati u ngushtua nga Saborit. Në minutën e 78-të, Lionel Messi shënoi sërish nga gjuajtja e lirë për të siguruar kualifikimin tutje.