baraliu

Baraliu: Zgjedhjet në Drenas test për të gjitha subjektet politike (Video)

Ish- kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Mazllum Baraliu, njëherësh edhe profesor i së drejtës kushtetuese ka thënë se zgjedhjet në Drenas janë një test për të gjitha subjektet politike të cilat garojnë në këtë komunë, që të shohin pozicionin, gjasat e tyre për zgjedhjet e arshme lokale dhe nacionale.

Periskopi.com Lajme

“Është një rast i mirë për të parë se çfarë ka ndryshuar nga zgjedhjet e fundit lokale për të parë orientimet në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Baraliu në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel.

Ai ka thënë se bazuar në ditën e sotme të fushatës ka indikacione se do të jetë një fushatë aktive dhe kontradiktore , në kuptimin e proceseve që mund të ndodhin brenda procesit zgjedhor që përcillet me traditën.

“ Kemi një situatë specifike në Drenas dhe mendoj që nuk do të duhej në shekullin 21 , pas kaq këtyre zgjedhjeve në Kosovë, do të duhej në këtë komunë të ketë garë demokratike”, ka thënë Baraliu.

Ai në këtë emision ka folur edhe për reformën zgjedhore.

Për këto dhe shumë të tjera, ndiqeni intervistën.