balaj-mcgregor

Balaj: Ja pse Shqipëria është më e fortë se Rusia

Bekim Balaj po kalon një moment të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij të Terek Groznit.

Periskopi.com Sporti

Bomberi i kombëtares është pyetur së fundmi për nivelin e Shqipërisë dhe për faktin që kuqezinjtë janë mbi Rusinë në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s.

“Rusia ka një ekip shumë të fortë dhe nuk dua të bëj krahasime. Ne në Shqipëri kemi pasur një ecuri shumë të mirë dhe kemi një grup kompakt.
Futbollit asnjëherë nuk i dihet dhe ndonjëherë nuk përbën problem nëse je një shtet i vogël si në rastin tonë. E rëndësishme është që të kesh një ekip kompakt dhe serioz”, ka deklaruar Balaj.
Rusia gjendet në vendin e 53 ndërsa Shqipëria pëeer momentin mban vendin e 47.