Agim Bahtiri

Bahtiri-PDK’së: Mitrovicën ua morëm për 5 javë, Drenasin do tua marrim për 5 ditë

Qytetarët e Drenasit e dëshirojnë ndryshimin rrënjësor.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë kryetari i Mitrovicës, njihërit anëtar i AKR’së, Agim Bahtiri, në emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, duke komentuar fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Drenasit.

“Me kryetarin Pacolli jemi dakorduar që me shkri kapitalin në Drenicë, sepse ai vend e meriton për atë çka i ka dhënë Kosovës”, ka deklaruar Bahtiri.

Bahtiri ju është kundërpërgigjur akuzave se Pacolli po ndërton fabrika në Drenas vetëm për shkak të fushatës zgjedhore.

“Është e pamundur me qenë e vertetë kjo, sepse kemi të bëjmë me një njeri që e njeh e tërë bota dhe që ka një kapital më të madh se buxheti i Kosovës”, ka sqaruar ai.

Duke folur për zgjedhjet në Drenas, Bahtiri ka thane se është i bindur që AKR do të shkojë në ballotazh, ndërsa ka bërë me dije se, gjatë ballotazhit ka me pas një marrëveshje me partitë tjera.

“Une kur kam thënë diçka, ajo është realizuar”, theksoi Bahtiri, duke kambngulur se ndryshimi ka me ndodhë në Drenas.

Bahtiri ka thënë se kryetari i ardhshëm ka me qenë nga AKR, duke shtuar se, “Drenasin kemi me fituar për 5 ditë”.

Duke folur për bashkëpunimet me partitë tjera, Bahtiri ka thënë se AKR ka vijë të kuqe veç me PDK’në.

Me Bahtirin është diskutuar edhe për komunën, me të cilin ai udhëheq, Mitrovicën.

Ai tha se e ka gjet Mitrovicën në mënyrë të mjerueshme, ndërsa sot është tjetër muhabet.

Kryetari aktual i Mitrovices pralajmeron PDK’në për diçka:

“Mitrovica kurrë në jetë s’ka me qenë e PDK’së ma”, ka deklaruar Bahtiri.