Babai i fizikës – Njutoni kishte shkruar për fundin e botës, parashikimi i tij (Video)

Periskopi.com SOK

Babai i fizikës shkroi në zbulimet e tij të vitit 1704 se bota do të përfundojë në vitin 2060 – pikërisht 1.260 vjet pas themelimit të Perandorisë së Shenjtë Romake.

Shkencëtari i famshëm arriti përfundimin e tij apokaliptik duke analizuar Librin e Danielit të Biblës sipas shënimit të tij, por se si arriti ai në këtë përfundim është ende një mister 300-vjeçar.

Puna e tij për këtë çështje, e cila u mbajt e ruajtur në shtëpinë e tij në Earl of Portsmouth për 250 vjet, lexohet: “Mund të përfundojë më vonë, por nuk shoh ndonjë arsye për një përfundim sa më të shpejt.”

Në shënimet e tij, Njutoni shkroi se “kombet e liga” do të jenë në rrënoja dhe çifutët do të kthehen nga “robëria” në atdheun e tyre përpara fundit të botës që mund të interpretohet si themelimi i Izraelit pas Luftës së Dytë Botërore, raporton “Hidden-truth”, transmeton Periskopi.

Ai shkroi se “shkatërrimi i kombeve të këqija, fundi i lotëve dhe i të gjitha shqetësimeve, kthimi i hebrenjve nga robëria e tyre dhe krijimi i një mbretërie të lulëzuar e të përjetshme”.

Shënimet janë shfaqur në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit dhe kuratorja e ekspozitës, Yemima Ben-Menahem, tha se fizikanti i famshëm ishte udhëhequr nga feja, dhe jo nga shkenca./Periskopi/