15218574_1104383176347767_632420480_n

Babai i Astritit ka një pyetje për prokurorët

Babai i aktivistit të ndjerë, Avni Dehari, ka kërkuar edhe një herë drejtësi, por jo vetëm për djalin e tij, por për të gjithë Kosovën.

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht dhimbjes, ai mbledhi forcën dhe tha disa fjalë.

“Këta mikrofona që i keni drejtuar kah ne, drejtoni nga ministrja e Drejtësisë e ministri i Punëve të Brendshme. Pyetni ata, se si do të ndiheshin ata që kanë humbur padrejtësisht prindërit e tyre, ata që deri më sot kanë humbur bashkëshortët e tyre. Pyetni se si ndihen ata që kanë humbur bijët apo bijat e tyre. Pyetni se si ndihen familjarët e bijëve të tyre që padrejtësisht janë akuzuar për terrorizëm. Pyetni ata që kanë bijtë e tyre në burgje për këtë akuzë”, ka thënë Dehari.

Ai ka thënë se biri i tij, Astrit Dehari, e ka gjetur vdekjën në rrethana të paqarta.

“Pyetni prokurorët pse u ngutën e dolën me raport ende pa u kryer hetimet. Pse nuk priten edhe mendimet e ekspertëve të pavarur nga Shqipëria e Britania. Pyetni ata që kanë përgjegjësi pse një telefon u vodh në shtëpinë e kryeprokurorit, e u suspenduan menjëherë përgjegjësit. Por, gjithashtu pyetni se a u mjaftuan 18 ditë që të marrin masa disiplinore për disa eprorë, gjoja përgjegjës për siguri të Astritit”, deklaroi më tej babai i Astritit.

Më tej, Dehari tha se e vërteta gjendet aty ku flen lepuri, e jo ku mund të flejë.

“Nëse doni të ndihmoni drejtësinë, kryeni punën me përgjegjësi, mishrojeni drejtësinë, jo neve. Ministrja e Drejtësisë pas refuzimit të Britanikëve del me një komunikatë dhe thotë se sdi çka të bëjë më. Atëherë nëse s’din çka të bëjë, le të japë dorëheqje. Mos harroni t’i pyesni edhe organizatat joqeveritare, siç është KMDLNJ, pse e kanë humbur zërin karshi kësaj gjendjeje, dhe vihen në shërbim të krimit, e jo të drejtësisë”, përfundoi Dehari. /Periskopi/