avniu

Avni Arifi i AAK-së i përgjigjet Isa Mustafës: Isë ti je një “Bela Lala”

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinmë Avni Arifi i është pëgjigjur kryeministrit Isa Mustafa, duke e quajtur “Bela Lala".

Periskopi.com Lajme

Ky është reagimi i plotë:

“Për postimin e fundin paska reagu Isa. Normal me paftyrësi.

Vitin e kaluar ky Kryeministri Rrenc që ka Kosova ka pas premtuar se sdo të shkoj në Bruksel pa u dhanë qytetarëve të tij vizat. U pa kush ishte kokëbosh. Kryeministër shkove ti si kokëbosh në Bruksel dhe si “bela Lala”. Isë e ke nisë me rrena.

Kur po flet per haraq e kazino shtrëngoje rrenën pak ma shumë se kurgjo tjetër stë ka mbetë. Kryeministër Rrenc. Për punësim e ekonomi atë që ta thamë ne shumë ma ashpër ta tha Komisioni Europian tri javë më parë por atyre ju palove.

Sepse je “bella Lala”.” ka përfunduar Arifi shkrimin e tij në facebook./GazetaBlic.com/