chapecoense1-848x455

Atletico Nacional kërkon që kupa t’i dhurohet Chapecoenses

Pas aksidentit tragjik me aeroplan ku kanë humbur jetën pothuajse e tërë skuadra e klubit Chapecoense, e gjithë bota e futbollit është solidarizuar me klubin brazilian.

Periskopi.com Sporti

Pas aksidentit tragjik me aeroplan ku kanë humbur jetën pothuajse e tërë skuadra e klubit Chapecoense, e gjithë bota e futbollit është solidarizuar me klubin brazilian.

Lajmi i tmerrshëm që ka tronditur tërë botën ku si pasojë kanë humbur jetën 77 nga 81 pasagjerët që po udhëtonin nga Brazili për në Kolumbi, ka goditur më së rëndi ekipin e Chapecoenses.

 Në bordin e aeroplanit ishin e gjithë skuadra braziliani që udhëtonte drejt Kolumbisë për t’u përballur me Atletico Nacional në kuadër të finales së Kupës së Amerikës së Jugut.
Siç raportojnë mediet në Kolumbi, klubi i Atletico Nacional ka kërkuar nga CONMBEBOL, që trofeu t’i dhurohet Chapecoenses si nderim ndaj pjesëtarëve të klubit që humbën jetën në këtë aksident tragjik.

Një gjest madhështor ky i Atletico Nacional, por që pritet ende të shihet se cili do të jetë vendimi i Federatës së Futbollit të Amerikës Jugore, për trofeun e dytë më prestigjioz në këtë kontinent.