Astrit Gashi

Astrit Gashi: Mustafa mendon se problemet zgjidhen vet

Analisti Astrit Gashi, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se, për bindjen e tij, kryeministri Isa Mustafa mendon se problemet zgjidhen vet me kalimin e kohës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka theksuar se brenda këtij konstelacioni politik Lista Serbe nuk ka kurrfarë fuqie, ndryshe nga c’mund të mendohet.

“Kam përshtypjen që Isa Mustafa mendon që problemet i zgjidhë koha. Mendoj që Lista Serbe në Kosovë është krejtësisht e pafuqishme. Edhe shkarkimin e Jabllanoviq problem e pati bërë vetëm kryeministri Mustafa. Nuk ka qenë fare i tillë. Po më duket sikur edhe vet Lista Serbe është duke i pritur zgjedhjet e ardhshme”.