arratiset

Astrit Dehari brengosej për trajtimin ndaj të burgosurëve rom në burgun e Prizrenit

Astrit Dehari brengosej për trajtimin ndaj të burgosurëve rom në burgun e Prizrenit edhe në burgjet e Kosovës, trajtimi ndaj të burgosurve nuk është i barabartë.

Periskopi.com Lajme

E ndër më të shtypurit janë pjestarët e komunitetit rom, të cilëve iu shpërfillen të drejtat elemtare që ua garantojnë ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës.

Por një gjë e tillë i kishte penguar shumë aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në Qendrën Korrektuese të Prizrenit, me datën 5 të kvtij muaji në rrethana të pasqaruara. Siç rrëfen deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, në një shkrim autorial, Astrit Dehari kishte kërkuar që të ngritet çështja e keqtrajtimit ndaj të burgosurve rom në burgun ku edhe ai vetë po qëndronte.

E, një gjë të tillë ua kishte përcjellë shokëve që e vizitonin, që këta të fundit ta adresonin tek deputetët e VV-së, ku ishte aktivist edhe vetë Astriti. “Ai nuk mundi ta duronte shtypjen që i bëhej komuniteteve tjera në Qendrën Korrektuese të Prizrenit.Pavarësisht padrejtësisë me të cilën përballej vetë, e ngriti zërin për të burgosurit e tjerë. Përmes aktivistëve, që patën mundësi ta vizitonin, në fillim të muajit tetor, ai më njoftoi, për gjendjen e shtypjes dhe të dhunës për komunitetin rom brenda burgut të Prizrenit”, shkruan deputetja Haxhiu.

“Ai si një intelektual i angazhuar, si i burgosur politik, si aktivist idealist brengosej për fatin e atyre që janë më keq se ai. Nuk mund të pajtohej me diskriminim racor dhe segregacionin brenda institucioneve.Astriti e dinte se si aktivist politik, si pjesëtar i shtresës së mesme ka përgjegjësi më shumë. Ata nuk e kishin zërin, vetëdijen dhe artikulimin e tij për t’u mbrojtur.Ky u bë zëri i tyre. Më luti që ta ngrija në parlament çështjen e tyre”, shton deputetja e VV-së.

Haxhiu në këtë shkrim thotë po ashtu se këtë shqetësim të bashkaktivistit Dehari e kishte ngritur me 26 tetor, në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, ku për raportim, ishte e pranishme Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe drejtori i burgjeve Sokol Zogaj.Dhe shton se asnjëri prej tyre nuk ishte i njoftuar me shtypjen ndaj komunitetit rom. Por, përkundër shqetësimit të ngritur, deputetja e VV’së thotë se nuk mori asnjëherë përgjigje./Periskopi.