Aston Martin Valkyrie i ri, në aksion me pilotin e famshëm (Video)

Periskopi.com Tech/Auto

Daniel Ricciardo – një ndër fituesit në Formula One – së bashku me komentuesin e sportit Martin Brudle, kanë bërë një xhiro në Abu Dhabi me modelin e ri Valkyrie.

Piloti i famshëm e ka vënë në aksion këtë Aston Martin, që ka motorin nga Mercedes-AMG që me 4.0-litra V8, prodhon 510 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.

“Është i shpejtë dhe shtytës”, ka thënë mes tjerash Ricciardo, ndërsa tregon fuqinë që ka kjo veturë.

Më poshtë mund ta shihni se si lëviz Valkyrie që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.5-sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale prej 300 kilometrave në orë.