Astrit Dehari

Arrin në 10 mijë nënshkrime peticioni “Drejtësi për Astritin”

Shoqëria civile këtë të enjte ka incuar peticionin “Drejtësi për Astritin”, me të cilin ka kërkohet hetim i pavarur dhe të paanshëm, vendor ose ndërkombëtar; shkarkim dhe masa për të gjithë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për të ofruar siguri për jetën e një të burgosuri, në këtë rast për Astrit Deharin; si dhe dorëheqje të ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Periskopi.com Lajme

Sipas organizatorëve, për  vetëm brenda 2  ditëve  peticioni arriti të nënshkruhej nga 10 mijë persona të cilët ndanajnë të njëjtin shqetësim  për rastin e Astrit Dehari.

Vlen të theksohet se shifra prej 10 mijë nënshkrimeve mundëson mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me kërkesën e nënshkruesve të peticionit./Periskopi