arrestime-dhe-bastisje-p-euml-r-rastin-e-ashtuquajtur-ldquo-kazino-rdquo_hd

Arrestohet mjeku, shtroi pedagogun për ta shpëtuar nga burg

Zgjerohet skandali i blerjes së provimeve në Universitetin e Shkodrës. Policia e këtij qyteti ka arrestuar edhe shefin e kardiologjisë Edi Smalaj.

Periskopi.com Lajme

Nga hetimet ai ka rezultuar se ka firmosur shtrimin në spital të pedagogut Simon Lufi. Kjo është bërë për të favorizuar në gjykim Lufin, për të mos e lënë në paraburgim, raporton tvklan, përcjellë Klan Kosova.

Ditë më parë prokuroria e Shkodrës, urdhëroi arrestimin e pedagogëve Rokin Dabërdaku dhe Simon Lufi, së bashku me 3 sekserë.

Pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master, kundrejt pagesave 200 – 700 eur.