zj-780x439

Arrestohet i dyshuari se i ka vënë zjarrin një veture në lagjen “Arbëria”

Policia ka arrestuar dje një person në Prishtinë, si i dyshuar se më 29 tetor ia kishte vënë zjarrit një veture të markës Mercedes në lagjen “Arbëria”. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, të njëjtit i është kontrolluar shtëpia e banimit (banesa).

Periskopi.com Lajme

Gjatë realizimit të hetimeve është kuptuar se personi i dyshuar merret edhe me blerje, posedim ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Në banesën e tij në lagjen “Arbëria” janë gjetur: Pesë qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 7.4 grame, dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshe prej 42.7 grame, një peshore digjitale dhe një DVR (video regjistrues) .

Në momentin e kontrollit të banesës, brenda në banesë kanë qenë duke qëndruar edhe dy persona, D. K. dhe E. B., të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sa i përket rastit të zjarr vënies, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë, nga i dyshuari është konfiskuar vetura e tipit Mercedes me targa lokale, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale. /KP/