084532061-8f924861-0122-4803-96f2-fae429822e75

Arrestohet bosi i mafias, gjashtë vjet në arrati

Policia italiane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, bosin e mafias Kalabreze Ndragheta, Marcello Pesce, kreu i klanit mafioz Rosarno, një nga klanet më të fuqishme të Ndraghetas.

Periskopi.com Lajme

 

I shpallur në kërkim prej vitit 2010, Marcello Pesci, u arrestua rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa prej disa kohësh fshihej në një apartament në qendër të komunës së Rosarnos në provincën e Rexhio Kalabrias.  I konsideruar një nga bosët më të rëndësishëm të mafias kalabreze, Marcello Pesce i datëlindjes 1964, i njohur me nofkën “u ballerinu” administronte aktivitetin e klanit të mafias kalabreze në trafikimin e tonelatave me drogë nga Europa drejt Italisë.