untitled

Arrestohet agjenti gjerman nën dyshimin e planifikimit të një sulmi terrorist

Një punonjës i agjencisë gjermane të inteligjencës (BfV), është arrestuar pas disa deklaratave islamike dhe shpërndarjen e materialit së agjencisë, raportojnë mediat gjermane.

Periskopi.com Lajme

Një zëdhënës i BfV-së,  nuk e ka konfirmuar për gazetën Die Welt se personi i dyshuar ishte duke  bërë planifikimin e një sulmi me bombë në zyrën e e BfV të Këlnit, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

“Nuk ka asnjë dëshmi deri më sot se ekziston një rrezik konkret,” shtoi ai.

Agjenti është raportuar të jetë me origjinë spanjolle dhe i konvertuar në Islam.

BfV tha se i dyshuari tani ka shtetësi gjermane, transmeton KosovaPress.

“Ai  është akuzuar se ka bërë deklarata islamike në internet duke përdorur një emër të rremë dhe duke zbuluar materiale të brendshme të agjencisë,” shtoi zëdhënësi.

Die Ëelt gjithashtu raportoi se ai është kapur nga një informator i agjencisë,  duke bërë biseda në internet për një sulm të mundshëm.