skandali22

Arrest shtëpie për dy profesorët, merrnin rryshfet për notat kaluese

Gjykata e Shkodrës në Shqipëri, ka caktuar masën “arrest shtëpie” për dy pedagogët në Shkodër, të cilët akuzoheshin se merrnin rryshfet për notat kaluese.

Periskopi.com Lajme

Siç merr vesh ”Albeu”, bëhet fjalë për dy pedagogët Simon Lufin dhe Rokin Daberdakun, ndërsa masa “arrest në burg” është caktuar për dy sekserët.

Po keshtu Gjykata në Shkodër ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për katër studentët.