argentina1

Argjentina me Messin ka udhëtuar me avionin e rrëzuar në Kolumbi (FOTO)

Kombëtarja e Argjentinës mund të ishte përfshirë në një tragjedi të madhe pasi 18 ditë më parë udhëtoi drejt Brazilit me të njëjtin aeroplan që u rrëzua sot në qytetin Medelin të Kolumbisë.

Periskopi.com Sporti

Shumë të futbollit si Messi, Aguero, Mascherano, Higuain etj mund të ishin përfshirë në një aksident ashtu siç ndodhi sot me futbollistët e ekipit brazilian, Chapecoense, shkruan “Mundo Deportivo”

Avioni, i regjistruar “CP2933” që i përkasin linjave ajrore “Lamia Bolivi” këtë mëngjes është rrëzuar me 81 persona në bord ku shumë prej tyre kanë humbur jetën.

Në foton më lart shihet që më 11 nëntor është njoftuar në “Twitter” se Kombëtarja e Argjentinës ka udhëtuar drejt Brazilit me këtë aeroplan.