Apple synon Indinë

Ndoshta nga prilli 2017, Apple do të nisë prodhimin e iPhone në Indi. Sipas Times of India, një furnizues tajvanez i Apple, Vvistron, po ndërton një impiant në Peenya për të prodhuar telefonin e Apple të destinuar për tregun indian. Një nga premtuesit për smartphone, bashkë me atë kinez.

Periskopi.com Tech/Auto

Vëmendja ndaj Indisë është shumë e madhe. Tim Cook, numri një i Apple, ka deklaruar këtë vit hapjen e dy qendrave të reja të kërkimit dhe zhvillimit, në Bangalore dhe Hyderabad, dy polet teknologjik kryesor indian. Prodhimi në vend do të thotë që kompania kaliforniane do të shesë smartphone e saj me një ccmim më konkurrues, duke pasur parasysh që gjatë importit rëndojnë edhe taksa shtesë prej rreth 12.5%.

Dialogu me Indinë është intensifikuar këtë vitin e fundit. Apple ka krijuar incentiva fiskalë dhe ka kërkuar të heqë normat mbi etiketimin dhe të mos prekë dizajnin minimalist të produkteve të saj. Një tjetër objektiv i rëndësishëm është hapja e Apple Store indian.

Përsa i përket prodhimit, edhe Foxconn, furnizuesi historik tajvanez i Apple, është impenjuar për një fabrikë në shtetin indian të Maharashtra, ku do të prodhojë pajisje jo vetëm për Apple, dhe sicc thotë Times of India, edhe për Xiaomi apo OnePlus. / Top Channel