valon-tolaj-690x380

Anëtari i komisionit shtetëror për demarkacionin shpërblehet, bëhet ambasador

Sekretari Ekzekutiv në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj ka reaguar ndaj anëtarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion, Sylë Ukshini, i cili është caktuar përkohësisht Ambasador i Kosovës në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Sipas Tolajt, caktimi i tij në këtë detyrë të rëndësishme për Kosovën, nuk ka si të kuptohet ndryshe përpos si shpërblim ndaj një personi që nuk ka punuar në interes të vendit

“Sylë Ukshini ka qenë anëtar i Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe me veprimin ose mos veprimin e tij, ka rrezikuar territorin e vendit dhe ai nuk mund të shpërblehet me postin e ambasadorit. Caktimi i tij në këtë detyrë të rëndësishme për Kosovën, nuk ka si të kuptohet ndryshe përpos si shpërblim ndaj një personi që nuk ka punuar në interes të vendit, por për interesa personale dhe të shefave të tij, duke e futur vendin në lajthitje”, ka thënë Tolaj.

Më tej, duke aluduar tek Ukshini, Tolaj shtoi se personat qe nuk i mbrojnë interesat e vendit, nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën në asnjë vend tjetër.

“Personat qe nuk i mbrojnë interesat e vendit brenda, nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën në asnjë vend tjetër, e më së paku në Shqipëri”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.