lumezi

Analistët e gazetarët tallen me telefonin e vjedhur të Aleksandër Lumezit

Futja e disa personave të panjohur në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi u prit me reagime të ndryshme në opinion.

Periskopi.com Lajme

Çka dimë deri tash është se Lumezit i është vjedhur një telefon, megjithëse ky akt është pritur me dyshime e skepticizëm, por më së shumti me tallje.

Publicistja dhe gazetarja Arbana Xharra, në Facebook ka shkruar se kjo vjedhje është alarmante dhe ka shprehur çudinë e saj se si kryeprokurorit i është vjedhur vetëm telefoni,

“Me i hi kryeprokurorit ne shpi, per me ia marre telefonin, vec nje zor i madh te shtin. Fakti qe ne prezencen e policise arrihet te ndodhe kjo, eshte edhe me alarmante. E tash linde pyetja, kur kjo i ndodhe kryeprokurorit, por te tjereve?!, ka pyetur Xharra.

Në anën tjetër, analisti dhe gazetari Ilir Mirena ngjarjen e sotme te shtëpia e Lumezit e ka trajtuar në mënyrë sarkastike, duke lënë të kuptohet se dikush i lartë në hirearkinë e shtetit do të mund ta ketë kryer aktin.

“Hajnat tash tuj’ ia lexu Lekë Lumezit krejt mesazhet ne telefon… Garant keshen e shtyhen me njani-tjetrin se kush e paska drejtshkrimin me t’mire, Presidenti, Kryeministri a Kryeparlamentari”, ka shkruar në Facebook Mirena.

Analisti Imer Mushkolaj e pati vetëm një pyetje.

“A e gjet Leka telefonin a jo?”. /Periskopi/