Ambientalisti kosovar, pjesëmarrës i forumeve të OKB-së

Periskopi.com Lajme

Përjetimi i natyrës në gjelbërimin e Maleve të Sharrit vite më parë ka qenë një përvojë që ia ka ndryshuar jetën të riut nga Prizreni, Agim Mazreku. Duke qenë adoleshent, në këto bjeshkë, ai ka gjetur qetësinë shpirtërore. Mirëpo, derisa ka marrë energji pozitive nga natyra njëkohësisht e ka kuptuar sesa i padrejtë dhe i pashpirt është njeriu me të.

Ky ndërveprim pozitiv dhe i vazhdueshëm me natyrën ka bërë që vite më pas Agimi të shndërrohet në një aktivist për mbrojtjen e mjedisit, si edhe të studiojë në SHBA për politikat e ndryshimeve klimatike dhe të energjisë, shkruan sot Koha Ditore.

I gjithë ky angazhim ka bërë që në cilësi të aktorit joqeveritar të jetë edhe pjesë e konferencave të OKB-së për ndryshimet klimatike të mbajtura në Bon (Gjermani), në nëntor të këtij viti, përkatësisht në Paris , më 2015.

Sot Agimi është 21 vjeç. Por reciprociteti i tij me natyrën ka filluar derisa ka qenë 15 vjeç.