Ruairi O'COnnell

Ambasadori britanik: Në Kosovë ka mjaft ekspertë që do zbulonin vdekjen e Deharit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell vlerëson se vdekja e Astrit Deharit është e tmerrshme, por sipas tij, në Kosovë ka mjaft ekspertë që do të mund të hetonin dhe zbardhnin rastin e tij.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë në RTV 21 ai tha se është pikëlluar shumë kur ka dëgjuar për këtë çështje, por sipas tij, ky rast nuk është i pari dhe ndodh në shumë shtete.

AI këshill të gjithë të jenë më gjakftohtë dhe t’ia lënë në dorë drejtësisë e të mos përfshihen të gjithë në këtë çështje.

“Duhet të jemi më gjakftohtë për të mësuar se çfarë ka ndodhur dhe për të hetuar rastet sidomos ato të ndjeshme. E kuptoj kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për hetime nga britanikët, ka qenë gatishmëri për paanshmëri, por ne nuk mund të marrin rol në këtë rast sepse nuk ka të bëjë asgjë me Britaninë, dhe nuk është e përshtatshme që gjithmonë të vijmë nga jashtë për hetime”, tha O’Connell.

Ai ka shpjeguar se nëse kjo do të ndodhte në Britani, hetimet do të zgjasnin shumë, me muaj të tërë.

“Në Britani një hetim pas vdekjes në burg do të zgjaste me muaj, nuk është diçka që bëhet për një ditë. Ne kërkojmë profesionalizëm. Ka profesionist në sistemin e drejtësisë në Kosovë që mund ta bëjnë këtë që sipas fakteve mund të konkludojnë se çfarë ka ndodhur në këtë rast”, tha ai.

Ambasadori, duke folur në gjuhën shqipe ka thënë se nuk është e nevojshme që patjetër të hetoj dikush nga jashtë.

Ai tha se korrupsioni ekziston gjithandej nëpër botë, por e rëndësishme është si reagon shteti.

O’Connell thotë se është e rëndësishme që njerëzit të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre./ Periskopi