1-496-780x439

Ambasadori amerikan në Beograd: Nuk do të ndryshojë qëndrimi i SHBA-ve ndaj pavarësisë së Kosovës

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, konsideron se nuk ekziston asnjë tregues së administrata e Donald Trumpit do të ndryshojë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës, shkruan Deutsche Welle.

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan nuk pret që Trump si president i Shteteve të Bashkuara, do të sjellë ndryshime në politikën e jashtme ndaj Ballkanit, transmeton Telegrafi.

“Pres që interesant tona në Ballkan të mbeten të njëjta dhe se do të fokusohemi në stabilitet, pajtimin rajonal, do të inkurajojmë vendet e rajonit të vazhdojnë modernizimin dhe reformimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nuk kam parë diçka në fushatën e Trumpit, që do të më shtynte të besoja se do të ndryshojë politikën e SHBA-ve ndaj pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Scott gjatë një takimi në Odën Ekonomike të Serbisë.