gorge-ivanov-620x330

Alarm për bombë në aeroplan, evakuohet presidenti Ivanov në aeroportin e Shkupit

Periskopi.com Lajme

MPB dhe DSK-ja të mërkurën në mbërmje theksuan se në avionin e kampanisë turke “Turkish Airlines” u nis për në Stamboll, pa presidentin Gjorge Ivanov, transmeton TetovaSot.

Arsyeja për këtë është telefoni aktiv që ishte në bagazhin e një shtetasi turk, për këtë arsye, sigurimi i Ivanovit dyshoi se avioni ka një bombë aktive dhe e kanë evakuar në vend të sigurt presidentin Gjorgje Ivanov.

Por, pas kontrollit u konfirmua se alarmi për bombë ishte i rremë, dhe se ishte vetëm një telefon celular që në atë moment ishte aktiv dhe se kishte ardh një sms porosi.

Ivanovi sonte mbeti në Shkup. Ai përmes Stambollit duhej të shkonte në Madagaskar.

Ivanovi përmes Stambollit do të nisej për në Madagaskar në Samitin e Frankofonisë./TetovaSot/