aksidenti-650x358

Aksident i rëndë, vdes një 17 – vjeçar

Rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë” ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi, thuhet në deklaratën e Policisë së Vlorës, deklaratën paraprake lëshuar pas aksidentit. Policia dha vetëm inicialet, por konfirmohet se viktima është 17-vjeçari Kristi Panajoti dhe i plagosuri, 21 vjeçari Petro Bego.

Periskopi.com Lajme

 

Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se në aksin Ujë i ftohtë – Skelë, automjeti tip “BMV-X6” me targë AA 010 AU, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, shtetasi P.B., 21 vjeç, banues në Vlorë, bashkë me një pasagjer, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Vlorës, por rreth orës 00:05, Spitali ka konfirmuar humbjen e jetës së pasagjerit.

Policia ka identifikuar viktimën me gjeneralitetet K.P., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.