aksident-4-oh-780x439-735x400

Aksident i rëndë në Maqedoni, dy të vdekur

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në rrugën Shtip-Radovish ku kanë mbetur të vdekur dhe disa janë lënduar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Periskopi.com Lajme

Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe një autobusi, rreth orës 18:00 në vendin e ngjarjes që quhet Pilav Tepe.

Policia, Ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet.

Për dy orë rruga Shtip-Radovish ka qenë e bllokuar dhe janë përdorur rrugë dytësore.