08_08_14_45722_30_10_13_37359_largea_aksi1377946422

Aksident në qendër të Prishtinës – Dy vetura përplasen mes vete

Dy vetura janë përfshirë në një aksident komunikacioni sot në qendër të Prishtinës. Aksidenti ka përfunduar pa pasoja në njerëz.

Periskopi.com Lajme

Aksidenti, në të cilin u përfshinë dy makina, ndodhi të hënën rreth orës 19:00 në rrugën “George Bush” në qendër të Prishtinës.

Aksidenti nuk ka përfunduar me pasoja të mëdha. Asnjë njeri nuk ka pësuar lëndime, raporton Gazeta Online Insajderi.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.

Aksidenti i ndodhur në qendër të kryeqytetit ka pamundësuar lëvizjen e mjeteve të komunikacionit për disa minuta, duke shkaktuar kolonë të automjeteve në Prishtinë