shpendi-3

Ahmeti: “Qeverinë në Kuvend Komunal nuk jau solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti , sot në Facebook ka polemizuar me asamblistët e opozitës, të cilët, sipas tij, kanë kërkuar që në Kuvendin e kryeqytetit të mos përmendet Qeveria e Kosovës, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

Ahmeti ka shkruar:

Asamblistët e opozitës në Kuvendin Komunal të Prishtinës më thanë sot mos me e përmend qeverinë në Kuvendin Komunal sepse te ne flitet vetëm për Prishtinën.

Por ne në Kuvend Komunal në Prishtinë kemi një ministër, një zëvendësministër, një shefe të kabinetit në kryeministri, një shefe te kabinetit në ministri dhe disa këshilltarë të ministrive. Kjo është e paprecendent në krejt Evropën.

Përgjigja ime për kuvendin komunal ishte se “qeverinë në Kuvend Komunal nuk ja u solla unë por e gjeta në mesin tuaj”.