Aguero: Do më pëlqente të luaj me Messin te City

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, ka thënë se atij do t’i pëlqente shumë që të luante me Lionel messin.

Sipas Agueros, një largim i Messit nga Barcelona është shumë i mundur.

“Nuk është problem paraja”, thotë Aguero për TYC Sports.

“Por, lojtarët si Messi dhe Cristiano janë emblematikë për klubet et yre. Është e vështirë për ta që të largohen. E dini se, do më pëlqente që të luaj në një ekip me Leon”.

“Por, kjo duket mjaft e komplikuar në këtë moment”, deklaroi Aguero.

Lionel Messi së fundmi shënoi tri gola në fitoren e Argjentinës ndaj Ekuadorit, që ishte e vlefshme për kualifikim në Botëror. /Telegrafi/