33

Adriana Lima një boksiere e talentuar (Foto)

Me goditje e grushta nga lart e poshtë, modelja Adriana Lima po përgatitet për udhëtimin e saj të 16 në pasarelën e Victoria’s Secret. Supermodelja mirëpriti kamerat, të cilat e shoqëruan atë gjatë stërvitjes që ajo zhvilloi të hënën në Nju Jork.

Periskopi.com Limonada

“Më pëlqen të stërvitem dhe boksi është gjëja ime. Fillova kur isha 19 vjeç. Është një pasion që unë kam. Pavarësisht shfaqjeve, jam në palestër sa më shumë që mundem.”

35-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, tregoi lëvizjet dhe formën e saj të shkëlqyer, së bashku me trajnerin e saj.

Michael dhe Aerospace më prezantuan me boksin dhe unë rashë në dashuri. Por këto ditë shkoi në palestra të ndryshme. Jetoj në Miami, kështu që shpesh shkoj tek Fifth Street Gym. Gjithashtu frekuentoj Dog Pound për të provuar gjëra të ndryshme.”

Edhe pse ka plot 15 vite që Lima sfilon në pasarelë për kompaninë e të brendshmeve, ajo rrëfen se sërish nervozohet para çdo shfaqjeje.

“Shfaqja e Victoria’s Secret sa vjen e bëhet më e madhe dhe shihet nga gjithnjë e më shumë vende. Nuk vesh shumë gjëra, prandaj duhet të dukesh sa më mirë të mundesh. Po, nervozohem dhe kam ankth.”

Gjithsesi, modelja braziliane thotë se ka për qëllim të sfilojë në 20 shfaqje. E rradhës do të jetë ajo në Francë, në 30 nëntor, e cila do të transmetohet në plot 190 vende.

Po dridhem, po djersitem, po gogësij. Janë minutat më të këqija, kur ti je veshur, je prapa skene dhe pret, 5 deri në 10 minuta, derisa njerëzit jashtë të ulen dhe ne të vihemi në rresht. Ai moment është më nervozuesi.”

1479838951_adriana3 5-195-620x330