adem

Adem Demaçi e shau Enver Hoxhën në burg të Nishit, një enverist për pak sa s’e kishte ‘mbytur’

Adem Demaçi është një ndër veprimtarët më të shquar për lirinë e pavarësinë e Kosovës, prandaj ai shpesh edhe është akuzuar si përcjellës i ideologjive të ndryshme, posaqërisht i enverizmit.

Periskopi.com Lajme

Por ish-deputeti Driton Tali, ka rrëfyet një histori të një familjari të tij, i cili mbahej si enverist, me Adem Demaçin në burgun  e Nishit.

Tali tregon se Demaçi ia kishte sharë enverizmit familjarit të tij, e ky i fundit për pak sa nuk e kishte mbytur Demaçin.

Historia e shkurtër e Talit vjen për të treguar se Demaçi nuk ka qenë asnjëherë enverist.

Komenti i tij i plotë në Facebook:

Dicka per Adem Demacin

Nje familiar i imi, shok shkolle i Adem Demacit, dhe ENVERIST i pa permisueshem atehere (per ndryshe shume ish shok i ngusht i imi), me tregonte se qysh ne burg te Nishit, ne vitin 1962, Adem Demaci ja kishte sha Enver Hoxhen atij, e ai per pak sa nuk e kishte “mbyt” Ademin per ate sharje.

Sipas tij, kurre hic Adem Demaci enverist s’ka qene!!!

Vec thash t’iu tregoje disave qe kot e akuzojne Aden Demacin per eneverist.

A po, edhe ne shkolle e kishte pasur “gojen e madhe”.

Po, Rankoviqi s’ka mujt me ja mshel a ju bre po kujtoni qe ja mshelni a???!!!