fisi-e1480100140876-780x439

“Adelinë, plas që s’je këtu” (Foto)

Mbiemri Ismaili nuk është i pa dëgjuar për shumicën e shqiptarëve, kjo pasi këtë mbiemër e gëzojnë një deputet i njohur në Parlamentin e Kosovës, si dhe dy këngëtare motra po shumë të suksesshme në estradë, njëra prej tyre e emëruar me epitetin “Diva”

Periskopi.com Limonada

Deputeti i lëvizjes Vetvendosje ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku është shfaqur nën shoqërinë e motrave Ema dhe Zanfina.

Në mbishkrimin e fotos, deputeti ka ‘thumbuar’ këngëtaren e njohur Adelina Ismailin, e cila për shkak se ndodhej në Zvicër nuk mund të ishte pjesë e kësaj ceremonie përkujtimore.

“Adelinë, plas që s’je këtu”, ka shkruar Fisniku në mbishkrimin e fotos, gjersa ka publikuar më pas edhe një fotografi tjetër me kushërirën e vogël Zanfina, me mbishkrimin “Kyss e keni”.