Adelina Tahiri tregon çfarë dhurate luksoze pranoi nga bashkëshorti i saj (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Në muajin dhjetor këngëtarja Adelina Tahiri i dha fund beqarisë, pasi u martua me avokatin maqedonas.

Dasma që ata organizuan ishte tejet private, ku ishin vetëm familjarët e çiftit.

E këtë 14 shkurt, ditën e të dashuruarve ajo po e feston tani si e martuar, ku bashkëshorti i saj është përkujdesur edhe kësaj radhe për ta surprizuar bukuroshen nga Shkupi.

Ai i ka bërë dhuratë asaj prej një nga markave më luksoze “Louis Vuitton” por nuk e ka bërë të ditur se çfarë i ka dhuruar.

Adelina është mjaft aktive me projekte muzikore, ku dy të fundit që ajo ka lansuar janë “S’je normal” dhe “Dale kadale”.