Abdixhiku: Kosova gjendet në pikën më të ulët të raporteve ndërkombëtare

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se shteti i Kosovës ka filluar që ta marr teposhtzën nga viti 2011 deri në vitin 2016, kur përgjatë këtyre viteve u provua që të rikapen edhe njëherë institucionet e shtetit.

“ Teposhtza filloi kur Kosova u fut në disa rrugë të paqrta në dialogun me Serbinë, kur brenda filloi rithemelimi i kapjes së shtetit, duke kapur bordet e ndërmarrjeve publike, dhe kur filluan të shfaqen kontratat ekonomike të dëmshme për shit-blerje.Kur kemi blerë autoudhë, i kemi blerë 14 milionë euro për një kilometër, dhe kur kemi shitur, siç është rasti i distribucionit të KEK-ut e kemi dhënë falë”ka deklaruar Abdixhiku në një intervistë për Periskopin.

Sipas tij edhe tani po ndodh e njejta gjë, kur Kosova gjendet në pikën më të ulët në relacionet ndërkombëtare./Periskopi/