20161128145110982646

Komuna e Gjilanit inauguroi Muzeun e Qytetit

Periskopi.com Kulturë

Gjilan, 28 nëntor 2016 – Pikërisht më 28 Nëntor, Komuna e Gjilanit inauguroi Muzeun e Qytetit.

Në ceremoninë e inaugurimit, pos kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe bashkëpunëtorëve, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore si dhe artdashës të shumtë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Kjo shtëpi do t’i grumbullojë artefaktet dhe gjithçka që lidhet me historinë dhe me trashëgiminë që Gjilanit dhe që regjioni e ka. Ne jemi një thesar arkeologjik i pazbuluar dhe duhet të punojmë shumë që të zbardhet historia jonë e çmuar. Ky 28 Nëntor dhe ky Muze i Qytetit dhe i regjionit, tashmë ruhet nga zyrtarët e qendrës së trashëgimisë regjionale”, tha Haziri, transmeton Koha.net.

Ai premtoi se në vitin e ardhshëm Gjilani do t’i ketë tri kinema dhe galerinë e qytetit në vendet e merituara.

“Gjilani e ka pas mungesë muzeun, sikurse edhe kinemanë që është duke u ndërtuar. Gjilani do t’i ketë 3 kinema, të cilat planifikohen të ndërtohen në vitin e ardhshëm. Po ashtu, ne po punojmë që ta gjejmë vendin adekuat për një galeri të qytetit, që të rrumbullakësohen ato shtëpi të kulturës, dijes dhe të trashëgimisë që çdo qytet duhet t’i ketë”, u shpreh Haziri.

/koha.net